image Vendosen tenda në oborrin e Klinikës Infektive në Prizren

Kosovë

Vendosen tenda në oborrin e Klinikës Infektive në Prizren

news image

Në oborrin e Spitalit Regjional të Prizrenit janë vendosur tenda ku pritet të kontrollohen pacientët të cilët kanë simptoma të pandemisë COVID-19.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Shëndetësisë, këto tenda janë vendosur në mënyrë që të bëhen kontrolla paraprake për personat të cilët dyshojnë se janë prekur me COVID 19 dhe për të parandaluar bartjen e infeksioneve brenda spitalit apo brenda institucioneve të kujdesit parësor.

Nga 13 marsi deri më sot në Kosovë janë identifikuar 31 raste me koronavirus, ndërsa sot gjatë ditës është shënuar viktima e parë.

Lajmin për vdekjen e personit të parë me koronavirus e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19. Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratorët e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK), thuhet në njoftimin e IKSHPK./GazetaSinjali/