Partitë opozitare në Komunën e Prizrenit po insistojnë që ekzekutimi i vendimit për largimin e tyre nga zyrat aktuale, që janë pronë komunale, të shtyhet.
Për këtë çështje, Kuvendi Komunal i Prizrenit, do të mbajë mbledhje urgjente me rend dite “Kërkesë për shtyrjen e vendimit për ekzekutim të largimit nga zyrat partitë politike”.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të komunës, në orën 10:00.
Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, pati theksuar se me këtë vendim po zbatohet ligji dhe se nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi. .