image Vendimi për rastin "Syri i Popullit", më 22 janar

Kosovë

Drejtësi/ Vendimi për rastin “Syri i Popullit”, më 22 janar

news image

Ka perfunduar seanca për fjalën përfundimtare në rastin “Syri i Popullit”.

Ndërsa vendimi përfundimtar për rastin do të jepët më 22 janar duke filluar nga ora 09:30.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës edhe sot ka vazhduar seanca ku të akuzuarit po japin fjalën përfundimtare të të akuzuarve në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Dje prokurori Sylë Hoxha e ka dhënë fjalën e tij përfundimtare duke kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë.   Prokuroria Speciale e Kosovës ka hequr dorë nga ndjekja penale për Lirije Luzha dhe Sabit Berisha. /Gazeta Sinjali/