Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e energjisë elektrike, raporton Gazeta Sinjali.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se ka marrë dy herë të njëjtin vendi, teksa fëmijët tash e tri javë nuk kanë mundur që të fillojnë mësimin për shkak të grevës në arsim.
“Një thënie popullore thotë: ”kush ka nge, shtin rruza në pe” Kurti ka kohë me marrë dy herë të njëjtin vendim dhe dy herë me bë lajm. 318 fëmijë jashtë bankave shkollore. Kjo është humbje e madhe, kjo është katastrofë, për një shtet që në PISA renditet kah fundi. Një Qeveri normale nuk ish dashtë me u marrë me asgjë tjetër derisa t’i kthej nxënësit në shkolla e fëmijet në qerdhe. Por, Qeveria Kurti ka zgjedhur të tallet me qytetarët; dje në mbledhjen e 89 tha se i ndava 19 milionë euro për subvencionim të energjisë”, shkroi Bajrami në Facebook.
Sipas saj, vendimi i djeshëm nuk ishte buxhet shtesë për energjinë, por alokim i mjeteve të 90 milionëshit të cilat ishin të ndara në fillim të këtij viti, konkretisht bëhet fjalë për mbledhjen e 60-të të Qeverisë e cila është mbajtur në datë 5 shkurt 2022.
Postimi i plotë
“Një thënie popullore thotë: ”kush ka nge, shtin rruza në pe”
Kurti ka kohë me marrë dy herë të njëjtin vendim dhe dy herë me bë lajm
318 fëmijë jashtë bankave shkollore. Kjo është humbje e madhe, kjo është katastrofë, për një shtet që në PISA renditet kah fundi. Një Qeveri normale nuk ish dashtë me u marrë me asgjë tjetër derisa t’i kthej nxënësit në shkolla e fëmijet në qerdhe. Por, Qeveria Kurti ka zgjedhur të tallet me qytetarët; dje në mbledhjen e 89 tha se i ndava 19 milionë euro për subvencionim të energjisë.
Të nderuar qytetarë,
Dje Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për energjinë. Qeveria dje thjeshtë ka bë alokim të mjeteve të 90 milionishit që e ka ndarë në fillim të këtij viti, konkretisht në mbledhjen e 60-të të Qeverisë, e cila u mbajt me datë 5 shkurt 2022, online. Dy ditë me pad ZRRE ka nxjerrë vendimin për tarifat e reja me rritje: 85% për tarifën e lartë dhe 104% për tarifën e ulët.
Nga mjetet e 90 milionisht deri me tani janë ndarë 41 milionë euro KOSTT-it për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore edhe 19 milionë euro dje. Të gjitha këto mjete janë për energjinë që tanimë është shpenzuar dhe e kanë efektin zero në situatën në të cilën gjendem” shkruan Bajrami.