image Vendimi i ri i qeverisë, sot pritet ardhja e udhëtarëve nga Stambolli

Kosovë

Fluturimet/ Vendimi i ri i qeverisë, sot pritet ardhja e udhëtarëve nga Stambolli

news image

Tashmë në Aeroportin e Prishtinës fluturimet mund të realizohen në arritje edhe me udhëtarë, ndryshe nga vendimi i mëparshëm që e ndalonte ardhjen e udhëtarëve por vetëm të aeroplanëve me ekuipazh.

Megjithatë, vendimi i qeverisë është i kufizuar për fluturimet në arritje me udhëtarë pasi ata duhet të jenë vetëm me nënshtetësi kosovare apo stafin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilët s’kanë pasur mundësi të kthehen në Kosovë për shkak të vendimit paraprak nga Qeveria e Kosovës.

Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari”, sot është planifikuar një fluturim në ardhje nga Stambolli me udhëtarë.

Ndërsa në nisje nga Prishtina sot do të realizohen katër fluturime.

Prishtinë-Stamboll 1 fluturim
Prishtinë-Dusseldorf 1 fluturim
Prishtinë-Munich 1 fluturim
Prishtinë-Zurich 1 fluturim

ANP “Adem Jashari” iu kujton të gjithë udhëtarëve me shtetësi kosovare se për fluturimet në arritje në Prishtinë, luten që të kontaktojnë zyrat e ambasadave të Kosovës në shtetet përkatëse ku ndodhen. /Gazeta Sinjali/