image Vendimi i Kurtit për targat, reagon Grenell: Rusët tani duhet të jenë të kënaqur me Albin Kurtin

Politikë

Vendimi i Kurtit për targat, reagon Grenell: Rusët tani duhet të jenë të kënaqur me Albin Kurtin

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën sot me një komunikatë për media ku u shprehen të zhgënjyer me refuzimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e afatit të zbatimit të vendimit për targat, e cila ishte kërkesë ekskluzive e shtetit aleat.

Pas kësaj, ka reaguar edhe ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, duke thënë se ‘rusët duhet të jenë të kënaqur me Kurtin’.

‘Ruset duhet të jenë shumë të kënaqur tani me Albin Kurtin’, ka shkruar Grenell në Twitter.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti tregoi disa ndryshime në zbatimin e vendimit për targa, duke e ndarë në tre etapa dhe shkallë – e cila do të nisë me masën e parë nga 1 nëntori.

Kurti ka shtuar se me këtë, Qeveria ka treguar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve dhe përkushtimin e kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, e që ishte edhe brengë e partnerëve e miqve tanë ndërkombëtarë.

/GazetaSinjali/