Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë është marrë vendim që të ndahen nga 150 euro deri në 350 për të prekurit e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Dega e PDK-së në këtë komunë, duke shtuar se edhe për familjet e të vdekurve si pasojë e COVID-19 do të ndahen mjete.
“Me iniciativën e asamblistit tonë Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me COVID-19 sot në seancë të jashtëzakonshme është marrë vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga COVID-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro, gjithashtu dhe familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e COVID-19 do të mbështeten në këtë shumë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/