image Vendimet e dala nga mbledhja e Komitetit Olimpik

Sporte të tjera

Kosovë/ Vendimet e dala nga mbledhja e Komitetit Olimpik

news image

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 45-të të saj, të dytën për këtë vit, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:

–        U konstatua se përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020, po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

–        U miratua draft raporti i pasqyrave financiare për TM4 dhe draft raporti i pasqyrave financiare për vitin 2019. Këto pasqyra do t’iu nënshtrohen auditimit nga auditori i jashtëm i caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut dhe ky raport do të paraqitet për aprovim në Asamblenë e Përgjithshme të KOK-ut, që mbahet më 31 mars 2020.

–        U miratuan propozim ndryshimet në draft-statutin e KOK-ut, i cili do të hidhet në votim për aprovim në Asamblenë e Punës së KOK-ut.

–        U zgjedh komisioni për ceremoninë e Laureatëve të vitit 2019 dhe juria për shpalljen e Laureatëve. Ceremonia mbahet më 27 shkurt 2020.

–        U vendos që Festivali Sportiv për Parafillorët të mbahet në të gjitha komuna e Kosovës në fillim të muajit prill 2020. U zgjodh komisioni për organizimin e këtij Festivali. Edicioni i parë ishte mbajtur vitin e kaluar në Prishtinë, me pjesëmarrjen e rreth 2 mijë fëmijëve.

–        U diskutua për organizimin e edicionit të nëntë të Ditës Olimpike 2020, e cila pritet të mbahet më 27 maj 2020.

–        U diskutua për Konferencën e tretë Mjekësia Sportive, e cila pritet të mbahet në fund të muajit maj 2020.

/Gazeta Sinjali/