Derisa Evropa, SHBA-ja dhe disa shtete të tjera po përgatiten për një valë të re të koronavirusit, Tajvani si duket e ka fituar betejën me këtë virus. Ky vend shënoi sot 200 ditë pa asnjë rast të transmetuar lokal me COVID-19, raportoi Reuters.
Pavarësisht se ishte tepër afër Kinës dhe me vëllime të larta udhëtimesh dhe tregtie, Tajvani ka regjistruar vetëm 550 raste dhe shtatë vdekje këtë vit.
Ekspertët vlerësojnë përgjigjen shumë të shpejtë të Tajvanit si një faktor kryesor në atë që ka një nga përgjigjet më të suksesshme të botës ndaj shpërthimit. /Gazeta Sinjali/