image “Vendi i duhur për të pritur Luftën e Tretë Botërore”, del në shitje bunkeri bërthamor

Botë

“Vendi i duhur për të pritur Luftën e Tretë Botërore”, del në shitje bunkeri bërthamor

news image

Një bunker nga koha e Luftës së Ftohtë ka dalë në shitje në Britaninë e Madhe për 18,000 paund. Vetëm se, ky vendstrehim nuk ka furnizim me ujë, gaz apo energji elektrike.

Ky bunker anti-bërthamor dikur ishte në pronësi të Korpusit Mbretëror i Vëzhgimit. Në përshkrimin e pronës thuhet se bunkeri ka pamje nga fushat e fshatit dhe akses në rrugë kryesore.

Megjithatë, strehimi që ndodhet 6 metër nëntokë përshkruhet si shumë primitiv. Por, mesa duket, për arsye sigurie blerësit nuk do të kenë mundësi që të futen në ambientet e bunkerit i cili ndodhet në Pontefract, Yorkshire perëndimor, shkruan dailymail.

Kur ishte funksional, i vetmi akses që kishin me botën e jashtme personat që qëndronin atyre ishte një pajisje me altoparlant, e lidhur me selinë e Organizatës së Paralajmërimit dhe Monitorimit të MB.

Bunkeri dhe toka përreth tij do të dalin në ankand më 21 qershor.

/GazetaSinjali/