Në një moment kur vëmendja është te presidenti i ri, Joe Biden, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar një tjetër rekord infektimesh me COVID-19.
Në SHBA janë raportuar 140 mijë e 543 raste të reja, shifra më e lartë e infektimeve që në momentin kur ka nisur pandemia.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins, kjo është dita e nëntë që në SHBA janë raportuar më shumë se 100 mijë raste.
Dita e dytë me më së shumti raste ka qenë të martën, me 136 mijë e 325 të tilla. Gjithashtu edhe numri i të shtruarve në spital është rritur, ku raportohen 61 mijë e 964 të shtruar në spital, shifra më e lartë që në fillimin e pandemisë.
Kujtojmë që SHBA është vendi me numrin më të lartë të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.