image Vëllezërit pejanë që punojnë në ndërtimtari rrahen pasi njëri prej tyre refuzoi të punojë

Sinjalizime

Vëllezërit pejanë që punojnë në ndërtimtari rrahen pasi njëri prej tyre refuzoi të punojë

news image

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar edhe tragjikisht. Mosmarrëveshjet për punë të ndryshme, prona, e për para janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.       

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në rrugën “Mehmet Mulliqi” në Pejë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër dhe babai i tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se dy vëllezërit janë përleshur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje për punët.

Dy të dyshuarit që punojnë në ndërtimtari u kapën pasi njëri prej tyre dyshohet se kishte refuzuar të dalë në punë, çka i futi ata në sherr.

Për të mos eskaluar situata, babai i tyre ka intervenuar në rast dhe për pasojë është përfshirë edhe ai në përleshje.

Dy të dyshuarit kryesorë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e përleshjes dhe janë dërguar në spital për trajtim.

Si rezultat i denoncimit, palët më paa janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj dy vëllezërve të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre.

/GazetaSinjali/