Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka folur për agresionin që Rusia e ka nisur në Ukrainë dhe bisedën që ka pasur me vëllezërit Klitschko.
Ata i kanë thënë deputetit Pacolli se kanë lënë të gjithë veprimtarinë e tyre dhe i janë bashkuar luftës në mbrojtje të Ukrainës nga sulmi rus.
Tutje Pacolli, në Klan Kosova ka thënë se nuk është bërë pishman që si pronar i kompanisë “Mabetex”, para më shumë se 20 vjetësh e kishte renovuar Kremlinin.