image Vëllaznimi nuk po 'këndellet', lojtarët nuk janë paguar që tre muaj

Futboll

Vëllaznimi nuk po ‘këndellet’, lojtarët nuk janë paguar që tre muaj

news image

Klubi i futbollit, Vëllaznimi, është në gjendje të rëndë financiare tash e një kohë të gjatë dhe nuk po arrin të këndellet, shkruan Sinjali Sport.

Mirëpo, shpresë pë klubin gjakovar po shihet ndihma që mund t’ia japë kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Madje sipas njoftimit të klubit, lojtarët nuk janë paguar që tre muaj.

Shpresojmë që së shpejti kryetari i rizgjedhur Ardian Gjini ta mbajë Kuvendin e Punës të klubit( që nuk ështe mbajtur tash e disa vite ) ku duhet të zgjidhet kryesia e re e klubit dhe së dyti te mbahet takim me donatorët e interesuar per ta financuar Vellaznimin të cilët përmes ligjit të sponzorizimit mund të kontribojnë për klubin e qytetit”, thuhet në postimin e tifozëve në Facebook.

“Lojtarët tash e disa javë janë larguar nga klubi pasi nuk janë paguar qe 3 muaj”, thuhej në postim.

Kujtojmë që një krizë e tillë e ka kapur edhe klubin e Drenicës. Madje për këtë arsye, kryesia e klubit dha dorëheqje.

/Gazeta Sinjali Sporti/