image Vëllaznimi i "madh" do të kthehet, flet Drejtori Sportiv i klubit

Futboll

Vëllaznimi i “madh” do të kthehet, flet Drejtori Sportiv i klubit

news image

Drejtori sportiv i Vëllaznimit, Besnik Gojani ka rrëfyer gjendjen aktuale në klub dhe shumë aspekte të tjera rreth “kuqezinjëve”, në një intervistë ekskluzive për Sinjali Sportiv.

Ai fillimisht foli për situatën aktuale në klub ku ndër të tjera tha:

Gjendja në Vëllaznim në aspektin financiar është e rënduar pasi që donatori i vetëm i ekipit, Shkelzen Gashi është tërhequr për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID 19.

Gojani tha gjithashtu se nuk i fajëson futbollistët për bojkotimin e ndeshjen ndaj Dukagjinit, sepse gjendja e dobët financiare në klub është një “Deja Vu” .

Por, ai shtoi se momentalisht e kanë gjetur një gjuhë të përbashkët më futbollistët për vazhdimin e kampionatit.

Unë dhe disa persona tjerë që e dojnë klubin, kemi arritur një marrëveshje me futbollistët për vazhdimin e kampionatit sepse këtë i’a kemi borgj qytetit dhe fansave të flaktë” .

Gojani gjithashtu përmendi se gjatë verës ka pasur interesim nga një kompani gjermane për privatizimin e Vëllaznimit, por për shkak të krizës globale të shkaktuar nga COVID-19, interesimi i tyre për Vëllaznimin është zbehur.

Ndërsa sa i përket të ardhmes që e pret klubin, Gojani u shpreh optimist që Vëllaznimi do të rikthehet më i fortë se kurrë.

Kemi premtime që në janar do të vijnë investitorë serioz të cilët janë dashamir të mëdhenjë të futbollit dhe janë të pastër para ligjit. Njëri nga investitorët është një figurë e njohur publike. Vëllaznimi i madh do të kthehet, Gjakova është qytet me traditë të madhe në futboll dhe kuqezinjët do të kthehen aty ku e kanë vendin” .

Në fund ai  rrëfeu edhe për punimet që po zhvillohen në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Është një ndjenjë e papërshkrueshme kur i shoh punimet që janë duke e bërë në stadiumin e qytetit, sepse është një investim tepër serioz, me standarde europiane dhe Gjakova e meriton këtë tempull të futbollit” .

KF Vëllaznimi, aktualisht garon në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë dhe gjendet në vendin e fundit në tabelën e grupit ‘A’ me vetëm tetë pikë të grumbulluara, nga dhjetë ndeshje të zhvilluara gjithsej.

/Sinjali Sportiv/