image Osaikhwuwuomwam i bashkohet Vëllaznimit, mbiemri i tij do t’i vë në siklet komentatorët kosovarë

Basketboll

Osaikhwuwuomwam i bashkohet Vëllaznimit, mbiemri i tij do t’i vë në siklet komentatorët kosovarë

news image

Klubi i basketbollit Vëllaznimi, e ka prezantuar transferimin e ri, por mbiemri i këtij zor se do të mund të mbahet në mend.

E më së vështiri duket se do ta kenë komentatorët sportivë në Kosovë.

Bëhet fjalë për qendrën Craig Osaikhwuwuomwam.

Ai është 33 vjeçar dhe është i gjatë dy metra e 11 centimetra.

“Ai ka një eksperiencë të gjatë në top kampionate evropiane ku për 10 sezone luajti në elitën e basketbollit holandez për skuadra si Apollo Amsterdam, Nijmegen Magixx, LWD Basket, Donar Groningen dhe Lamstede Hammers, kurse luajti edhe në elitën e Republikës së Çekisë për BK Armex dhe për top ekipin estonez, Talinna Kalev”, thuhet në njoftimin e klubit nga Gjakova.

“Craig njihet si lojtar me karakteristika të shumëanshme dhe me shumë dimensionalitet në sulm, duke pasur shkathtësi asistuese, ashtu si ato defensive. Emri i tij është i vështirë, ashtu siç do ta kenë të vështirë ekipet kundërshtare ta ndalin atë”, thekson klubi i basketbollit Vëllaznimi.

/GazetaSinjaliSport/