image Malisheve siguron pjesëmarrjen në Superligë për herë të parë, pas shpalljes kampione e Ligës së Parë në Grupin A

Futboll

Malisheve siguron pjesëmarrjen në Superligë për herë të parë, pas shpalljes kampione e Ligës së Parë në Grupin A

news image

Skuadra e Malishevës do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në stinorin e ri 2020/21 transmeton Sinjali Sport.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi shkroi historinë duke u inkuadruar për herë të parë në Superligë pas fitores së thellë në Gjakovë përballë Vëllaznimit me rezultat 0-3.

Në pjesën e parë golat u shënuan nga Viktor Kuka dhe Altin Aliu, derisa në pjesën e dytë goli i tretë përcaktoi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Malisheva e përfundoi Ligën e Parë në pozitën e parë të grupit A me 60 pikë të tubuara. /Gazeta Sinjali Sporti/