Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi ka plagosur me thikë vëllanë e tij në Fier.
Policia njofton se viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Fierit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan A. S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllain e tij, S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”./Gazeta Sinjali/