image Arrestohet në Zvicër kosovari 35-vjeçar, dyshohet se vrau gruan e tij

Diasporë

Arrestohet në Zvicër kosovari 35-vjeçar, dyshohet se vrau gruan e tij

news image

Një kosovar 35 vjeç ka raportuar të shtunën në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale në St. Gallen se e ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij.

Pas kësaj policia e ka arrestuar burrin, ndërsa gruaja ka humbur jetën.

Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po sqaron policia e kantonit St. Gallen nën drejtimin e prokurorisë publike.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë duke u kujdesur nga familjarët.

/GazetaSinjali/