image Vëllai raporton zhdukjen e motrës së tij 14-vjeçare

Siguri

Vëllai raporton zhdukjen e motrës së tij 14-vjeçare

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:00 është raportuar zhdukja e një vajze të mitur në Graçanicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici e ka paraqitur vëllai i të zhdukurës, i cili zyrtarëve policorë iu ka thënë se nga momenti që ajo ka dalë nga shtëpia më nuk din gjë për vendndodhjen e saj.

Tutje, në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar dhe se është cilësuar si “Person i zhdukur”.

/Gazeta Sinjali/