image Vëllai i të vrarit në Pejë: Nëse s’vepron gjykata, vjen kanuni

Siguri

Vëllai i të vrarit në Pejë: Nëse s’vepron gjykata, vjen kanuni

news image

Elvis Mekaj, 26-vjeçari nga Peja, nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve që mori nga goditja me thikë më 20 janar, duke ndërruar jetë atë ditë, raporton Gazeta Sinjali.

26-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy vëllezërit e tij, kur është sulmuar me thikë nga i dyshuari Kushtrim Selimaj, i cili po mbahet në paraburgim nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje”.

Labinoti, vëllai i Elvisit, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, ka thënë se nëse gjykata nuk do të vendos drejtësi në rastin e familjarit të tyre, ata do të veprojnë me kanun.

“Vëllai i ndjerë, u ardhë e ka lanë kerrin aty edhe ky si në besim ia ka bo tani hajde, hajde, edhe vëllai u ardhë direkt në thikë”, tha Labinot Mekaj në KlanKosova.

Kjo nuk ishte hera e parë që Elvisi kishte telashe me 24-vjeçarin Kushtrim Selimajn, pasi edhe dy herë të tjera ky e kishte therur me thikë viktimën./GazetaSinjali/