19-vjeçarja Nazlije Sherifi kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve pasi që asaj i duheshin rreth 200 mijë euro për transplantimin e veshkës, shkruan Gazeta Sinjali.
Por vëllau i saj, Ilir Sherifi ka njoftuar se kanë arritur që ta grumbullojnë shumën e nevojshme dhe bënë thirrje që të mos hidhen më të holla në xhirollogaritë bankare.
“Pershendetje! Falenderoj te gjitha bizneset perzemersisht pasi qe ky postim eshte pikerisht per bizneset,te gjith ata te cilet kane ende kacat dhe posteret ne emrin e Nazlije Sherifi ju lus te na kontaktoni qe te terheqim kacat sepse mendojm se kemi arritur shifren e nevojshme!
Ju falenderoj perzemersisht per ndihmen e dhene dhe njekohsisht bej thirrje qe te mos mblidhen me te holla per Nazlijen! Respekt dhe nderimet me te perzemerta nga une,familja dhe rrethi yne! Allahu ju shperbleft me te gjitha te mirat ,shendet paqe dhe harmoni ne familjet tuaja. Allahu i bekofte te gjith Shqiptaret”, shkroi Sherifi në Facebook.