Gjendja shëndetësore e personit nga Podujeva të infektuar me koronavirus është stabile, sipas vëllait të tij. Në gjendje të mirë është edhe babai i tyre, i cili po testohet nëse është i prekur nga koronavirusi. Pasi babë e bir (i infektuar me Covid-19) kanë jetuar në shtëpinë e njëjtë.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, vëllai i të infektuarit thotë se anëtarët e tjerë të familjes janë mirë dhe të njëjtit nuk kanë ndonjë simptomë të virusit vdekjeprurës.
Ai tha se aktualisht ndodhen në QKUK, ku po përcjellin gjendjen shëndetësore të vëllait të infektuar.
“Gjendja e vëllait është stabile. Në të tjerët nuk kemi asnjë telashe , pak shqetësime haku i fëmijëve, gjendja është stabile. Babai i cili ka banuar me vëllain, më herët erdhën e morën dhe e kanë dërguar me i bë analizat edhe gjendja është stabile. Ne të tjerët nuk kemi telashe, ankesa nuk kemi, brenda jemi, nuk po dalim askund, mbarë edhe mjekët ka kanë këshilluar:, ka thënë vëllai i të infektuarit për Gazetën Sinjali.
Vëllai i të infektuarit ka thënë se janë të izoluar dhe se janë duke i respektuar të gjitha rekomandimet nga Instituti i Shëndetësisë.
“Fshati është i izoluar, Ne e kemi një aparat që po e matim temperaturen, po ju përmbahemi rregullave, nuk ka ndonjë simptomë absolut. Mbrëmë janë kanë mjekët, pastaj janë ardh një njësit e kanë dezinfektuar shtëpinë e vëllait që jeton edhe babi me të”, ka thënë vëllai i të infektuarit për Gazetën Sinjali.
Vëllai i të infektuarit ka shprehur dyshime në saktësinë e analizave për koronavirus.
Ndryshe, në Kosovë deri më tani numri i personave të infektuar me Covid-19 ka shkuar në 15-të./ Gazeta Sinjali/