image Dyshime për përhapjen e koronavirusit në Dumnicë, babai i të infektuarit shkon të testohet në Infektivë - Sinjali

Shëndetësi/ Dyshime për përhapjen e koronavirusit në Dumnicë, babai i të infektuarit shkon të testohet në Infektivë

news image

Edhe babai i të prekurit me koronavirus nga Podujeva dyshohet se është infektuar me virusin vdekjeprurës, me origjinë nga Kina.

Gazeta Sinjali mëson se i njëjti është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë për t’u testuar.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe infektologia në QMKF-në e Podujevës, Bedrie Rama, e cila ka thënë se babai i të infektuarit është dërguar në Klinikën Infektive për t’i bërë analizat nëse është i prekur nga koronavirusi.

Rama ka thënë se vetëm babai i të infektuarit ka shfaqur simptoma, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes janë nën përcjellje të gjendjes shëndetësore.

“Ne i kemi vizituar dje në orët e vonshme, kemi shku në ora 21-22 në mbrëmje, kemi kontaku me familje. Njëherë jo, simptoma dhe sëmundje kronike ka babai i pacientit është i moshuar, ata e kam udhëzuar për me e bë testin në Prishtinë, të tjerët jemi duke i përcjellë”, ka thënë infektologia për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar se i prekuri me koronavirus është i moshës 62 vjeçare dhe ka ardhur nga Italia ditë më parë.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin