Për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës ka folur mjeku kujdestar, Sadri Berisha, i cili ka pranuar viktimat në spitalin e kësaj komune.
Berisha ka bërë të ditur se viktimat kanë ardhë pa shenja jete në spital, ndërsa personi i tretë i ka sjell dy të vrarët në spital, ku dhe i njëjti ka qenë i plagosur në dorën e majtë.
“Rreth orës 20:30 pa shenja jete janë sjell në spital, dhe një i tretë i plagosur që ju ka ndihmuar me i sjell deri këtu. Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe me pas ka procedu tutje dhe është intervistuar nga prokurori”, tha Sadri Berisha për Kanal 10.
Të vrarë kanë mbetur, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.