image Vëllai i 60-vjeçarit të vrarë në Vitomiricë: Nuk dimë si dhe pse ka ndodhur rasti

Siguri

Vëllai i 60-vjeçarit të vrarë në Vitomiricë: Nuk dimë si dhe pse ka ndodhur rasti

news image

Një 60-vjeçar ka mbetur i vrarë sot në fshatin Vitomiricë të Pejës pas plagëve nga një sulm me thikë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vëllau i tij, ka thënë se familja nuk e dinë se si ka ndodhur derisa te konflikti mes tij dhe fqinjëve që ka përfunduar tragjikisht.

“Nuk e di që kemi pasë diçka. Para dy ditë kam qenë këtu në iftar. Sikur të kishte pasur ndonjë mosmarrëveshje do të më tregonte”, ka thënë për Klan Kosova, vëllai i të vdekurit.

“Sot më lajmëroi gruaja e tij se ai ka vdekur, ajo nuk e di si ka ndodhur rasti.  Në rrugë ka ndodhur rasti, ai ka qenë duke ardhur për në shtëpi. Ka qenë në shitore. A i kanë dalë në prit a si ka ndodh nuk e di”.

“Nuk e kemi marrë trupin, as asnjë nuk dimë asgjë. Nuk është dashur të ndodhë kjo”, tha ai./Gazeta Sinjali/