image Vëllai bën motrën për spital në Gjakovë

Kosovë

Rrahje fizike/ Vëllai bën motrën për spital në Gjakovë

news image

Një vajzë 23-vjeçare në Gjakovë është rrahur fizikisht nga vëllai i saj, i cili i ka shkaktuar lëndime trupore.

Lajmi është konfirmuar nga Lirije Podrimaj, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, e cila ka thënë se 23-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra.

Po ashtu ajo ka bërë të ditur se vëllai që ka sulmuar fizikisht motrën është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Dje në Gjakovë një vajzë e moshës rreth 23-vjeçar ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj 19-vjeçar. Viktima ka pësuar lëndime trupore e cila edhe ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Podrimaj për Gazetën Sinjali.