image Veliu tregon se pse u shkarkua Qalaj nga pozita e drejtorit të Policisë

Kosovë

Veliu tregon se pse u shkarkua Qalaj nga pozita e drejtorit të Policisë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka konfirmuar shkarkimin e Rashit Qalajt nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ai për Gazetën Sinjali tha se shkarkimi i Qalajt nga kjo pozitë u bë pas vlerësimit të performancës së një raporti që ministri e ka dërguar në qeveri.

“Në bazë të kompetencës që kryeministri ka, ka marrë vendim, e ka aprovuar raportin tim dhe e ka liruar nga detyra”, tha ai.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se në përputhje me Ligjin për Policinë, Hoti ka emëruar Samedin Mehmetin, ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/