image Veliu takon Gjeneralin Frank Best, diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovë

Kosovë

Veliu takon Gjeneralin Frank Best, diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovë

news image

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur sot në takim udhëheqësin e ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë, Gjeneralin Frank Best, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga NALT-i për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Veliu përmes një postimi në Facebook tha se së bashku me Gjeneralin Best ranë dakord që të vazhdohen takimet në nivele teknike të zyrtarëve përkatës. /Gazeta Sinjali/