image Veliu takohet me Rukiqin, i premton heqjen e disa kufizimeve për bizneset

Kosovë

Veliu takohet me Rukiqin, i premton heqjen e disa kufizimeve për bizneset

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.

Veliu ka thënë se me kryetarin e OEK kanë diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19 dhe kanë shqyrtuar mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për bizneset, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, diskutuam për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19. Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundesinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese. Po ashtu, biseduam edhe për format e angazhimit tonë të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse”, ka shkruar Veliu.

https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1741876045959409

Ndërsa Berat Rukiqi tha se janë marrë vesh që Veliu të propozojë largimin e masave kufizuese për bizneset.

“Në vazhdën e takimeve me ministrat e dikastereve të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në funksion të menaxhimit më të mirë të pandemisë, sot takova minsitrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. U dakorduam për të propozuar largim të masave kufizuese për bizneset dhe aktivitete të përbashkëta me qellimë të ngritjes së vetëdijes në parandalimin e përhapjes së virusit brenda sektorit privat”, ka shkruar Rukiqi. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2796661357326080&set=a.1508755086116720&type=3&theater