Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin ka diskutuar për progresin në hartimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë ndërmjet dy shteteve, e cila do të mundësojë shkëmbimin më të mirë të përvojave dhe bashkëpunim në fushat me interes reciprok, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjithashtu në këtë takim u vlerësua se kjo marrëveshje do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale dhe do të ofrojë mundësinë e ngritjes së kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit.
Ministri Veliu dhe ambasadori Sakar theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira Kosovë-Turqi i kultivojnë që një kohë të gjatë si dhe diskutuan për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Ndërsa, në anën tjetër diplomati turk përsëriti ftesën e ministrit të Punëve të Brendshme të Turqisë drejtuar ministrit Veliu për një vizitë pune.