Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka riaktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar dhe ka ndryshuar përbërjen e Grupit Ndër – Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
Ky vendim ka ardhur për t’i kordinuar të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid-19.
“Grupi Ndër-Institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës”, njofton komunikata e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me këtë rast me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020./Gazeta Sinjali/