image Veliu reagon për herë të parë pas rikthimit në pozitën e ministrit

Politikë

Veliu reagon për herë të parë pas rikthimit në pozitën e ministrit

news image

Ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar për herë të parë pasi sot zyrtarisht është kthyer në këtë pozitë.

Veliu përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka thënë se është rikthyer për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatimin e programit qeverisës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Rikthim në punë për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës. Mbetem fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurtë, për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar ministri Veliu në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1668347839978897?__xts__[0]=68.ARCB9UJri-qujWfK31Od4cLSsNu0hA-zsL28E_nH58Ju4eYf9N0d-u9yfXpFCfvsjIDcAM_h0H33qTYeJpt6U6UkKtEfyFCa7Vd2ejrjU3a_waak4YMENGUquXNPwcAss92Zv2HP_KyVne20lyJkU8wpvbRJhimCQbW4ADG9r7N80vLD-W-68TC6gSN11wcaYx6QA-eln-4IeicF1CcairGUvk0fqXcrCLKdKpto6v5EcS42ZBVAkitO8WvS8YWBXM1aE0obItKEDFlZyQp1DTRQUVeOTzBRpLw9TQ1kaCJpZ5NJvBWYSdJ2eYX2YUXf9cQ_M17R6S5uaEotqp38huhsSg&__tn__=-R