image Veliu: Për integrim europian kërkohet bashkëveprim institucional

Politikë

Veliu: Për integrim europian kërkohet bashkëveprim institucional

news image

Sot ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu mbajti takimin e radhës me Këshillin e Ministrave për Reformën e Administratës Publike, transmeton Gazeta Sinjali.

Veliu tha se reforma në administratën publike vazhdon të mbetet ndër prioritetet kryesore të qeverisë dhe është evidente që ka pasur progres, mirëpo për kundër arritjeve të deritashme akoma mbeten sfidat, të cilat duhen adresuar.

Kryesuesi i këtij Këshilli, Veliu u shpreh se përmes kornizës strategjike për reformën e administratës publike 2015-2020, është synuar përmirësimi dhe funksionimi i administratës publike dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët.

Gjithashtu, Ministri ka folur edhe për mbështetjen buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike që ka për qëllim edhe integrimin evropian.

Ai tha se një çështje tjetër me rëndësi është edhe progresi i arritur në zbatimin e kontratës për mbështetje buxhetore, sektoriale ku si rezultat i saj është bërë transferimi i transheve fikse nga Fondet e IPA-s të Komisionit Evropian në shumë prej 11.5 milionë euro.

Korniza strategjike në reformën në administratës publike është fokusuar në tri fusha, si zhvillimi dhe koordinimi i politikave të legjislacionit, që përgjegjëse është Zyra e kryeministrit. Ndërsa, për shërbimin publik, menaxhimin e burimeve njerëzore, llogaridhënia dhe ofrimi i shërbimeve, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Administratës Publike përkatësisht të MPB-së tani.

Ndërkaq, pas fjalimit të ministrit Veliu, mbledhja e Këshillit ka vazhduar pa praninë e mediave. /Gazeta Sinjali/