image Veliu pas shkarkimit: Kam informacion se Kurti u testua për koronavirus

Kosovë

Reagim/ Veliu pas shkarkimit: Kam informacion se Kurti u testua për koronavirus

news image

Ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme dhe Administrës Publike, Agim Veliu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Qeveri dhe Kuvend e kanë kryer testin për koronavirus.

“E kam një informacion që Albini dhe disa prej pjesëtarëve  të tij në Qeveri dhe në Kuvend, duke filluar nga nënkryetarja e Kuvendit i kanë kryer analizat ku u janë marrë mostrat se a janë me koronavirus apo jo” tha Veliu për klankosovën.

Madje, Veliu ka thënë se ata nuk kanë shkuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për t’i bërë analizat, por një ekip i këtij instituti ka shkuar te Kurti dhe LVV-ja.

“Me këtë veprim ata ia kanë mohuar të drejtën qyetetarëve. Unë kam informacion që ekipin e IKSHPK-së e kanë thirrë që t’ua bëjë atyre këtë analizë dhe nuk kanë shkuar në Institut”, ka përfunduar Veliu./Gazeta Sinjali/