image Veliu: Nuk jemi në komunizëm e totalitarizëm që mos me guxu me fol kurrkush

Kosovë

Politikë/ Veliu: Nuk jemi në komunizëm e totalitarizëm që mos me guxu me fol kurrkush

news image

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka komentuar vendimin e kryeminsitrit Albin Kurti për shkakrimin e tij nga kjo pozitë.

Veliu tha se nuk është informuar zyrtarisht për këtë vendim të Kurtit.

“Unë nuk e di çka e komentoj sepse nuk jam i informuar në vijë zyrtare, nuk kam kurrfarë vendimi, nuk kam kurrfarë informate prej kryeministrit dhe nuk e di çka të komentoj këtu”, ka thënë Veliu për Insajderin.

Kurse, për arsyetimin e Kurtit për shkarkimin e tij, se Veliu kishte dhënë deklarata të cilat përpos që janë kundër kryeministrit dhe qeverisë, nxisin panik te qytetarët, Veliu tha se nuk janë në komunizëm që të mos guxojë të flasë.

“Nuk jemi në komunizëm e totalitarizëm që mos me guxu me fol kurrkush. Unë e kam mendimin tim, pa marr parasysh çka thotë ai”, tha ai.

Ttuje, Veliu ka thënë se Kurti nuk mund të shkarkojë ministrat e LDK-së pa miratim të partnerit të koalicionit.

“Po tash kjo është çështje e një niveli tjetër që duhet të diskutohet sepse me marrëveshje ai nuk mund të shkarkojë ministra të LDK-së, pa konsultim dhe pa miratim paraprak të partnerit të koalicionit”, tha ai.

Derisa, mohoi se është i njoftuar Mustafa për shkarkimin e tij.

“Unë nuk di që ka njoftim kryetari Mustafa e as pëlqim, unë nuk jam informuar po të kishte diçka të tillë kryetari Mustafa do të më informonte. Por, unë nuk kam kurrfarë informacioni. Nuk e di. Ato janë çështje të organeve të LDK-së”, tha ai. 

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të kuptuar se a është informuar nga kryeministri Kurti për vendimin e tij për shkakrkimin e Veliut.

“Kryeministri nuk më ka konsultuar dhe nuk ka asnjë argument ta shkarkojë ministrin Veliu.  Një veprim i tillë është i papranueshëm për LDK-në”, tha Mustafa për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/