image Veliu: Nuk është e pamundur që LDK të luftojë për vendin e parë, pse jo?

Politikë

Veliu: Nuk është e pamundur që LDK të luftojë për vendin e parë, pse jo?

news image

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të luftojë për vendin e parë në zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen pas vendimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës të Etem Arifit, shkruan Gazeta Sinjali.

Veliu tha se LDK do të luftojë në procesin e ardhshëm zgjedhor i cili është në prag.

“Në çdo proces zgjedhor nuk është i lehtë, kam përshtypjen që tepër është zmadhuar në raport me LDK. Nuk besoj që diçka e pamundur që LDK të mobilizohet dhe të luftojë në procesin e ardhshëm zgjedhor i cili është në prag. Nuk është e pamundur që LDK të luftojë për vendin e parë pse jo?”, tha ai në T7.

/Gazeta Sinjali/