image Veliu: Në momentin që na fton presidenti Thaçi, i përgjigjemi

Kosovë

Deklarata/ Veliu: Në momentin që na fton presidenti Thaçi, i përgjigjemi

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se partia e tij do t’i përgjigjet presidentit për mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse dhe sipas tij vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjgjigjen ftesës së presidentit.

“Kur të kemi ftesë ne sigurisht do të i përgjigjemi presidentit, nuk kemi asnjë arsye mos me iu përgjigj ftesës së presidentit, vetëm ata që janë të çmendur bëjnë veprime kundërkushtetuese dhe nuk i respektojnë institucionet e shtetit, ata që janë të çmendur dhe nuk janë të përgatitur me udhëheqë me institucionin. Është normale që në këtë situatë presidenti me i bë të gjitha përpjekjet me e tejkalu këtë situatë. Ato janë çështje të presidentit, LDK-ja në momentin që merr ndonjë ftesë për takim, ajo i ka organet e saja, i shqyrtojmë dhe i japim përgjigje presidentit”, tha Veliu.

Kujtojmë që dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se presidenti duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se të kërkojë nga Vetëvendosje, emrin për mandatarin e ri të Qeverisë./Gazeta Sinjali/