image Veliu: LDK-në nuk mund ta ndajë Vjosa Osmani

Kosovë

Veliu: LDK-në nuk mund ta ndajë Vjosa Osmani

news image

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Agim Veliu, njëherësh edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur i bindur se partia të cilës i takon, e mbijeton lehtë edhe largimin e Vjosa Osmanit, aktualisht kryetare e Kuvendit të Republikës

Gjatë vizitës që Veliu, kishte në Gjilan, i pyetur për largimin e mundshëm të Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ai tha se LDK-në nuk mund ta ndaj askush.

“LDK-në është treguar historikisht që nuk mund ta ndajë askush, por mund të largohen individ, kushdo qofshin ata. LDK është parti shumë e organizuar me një histori të gjatë në politikë që iu ka qëndruar ballë shumë stuhive dhe nuk mund ta ndajë askush e aq më pak Vjosa Osmani që ka kohë që punon kundër LDK-së”, tha Veliu.

Sipas tij, tash e një kohë të gjatë, Osmani është larg LDK-së, si me punë dhe veprim duke qenë e pranishme vetëm fizikisht.

Ndërsa kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, tha se ajo përmbledh organizime të përbashkëta.

“Është arritur që në maksimum të përfshihet Kosova, të marrë një njohje nga Izraeli dhe të ketë një zhvillim shumë të mirë për ekonominë, andaj vetëm duhet ta përgëzojmë këtë arritje”, tha Haziri.

Rreth mundësisë së ngritjës së mocionit të mos-besimit ndaj qeverisë të inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Haziri tha se kjo nuk është hera e parë, pasi VV kishte bashkëpunuar me PDK-në për ta rrëzuar qeverinë Mustafa.

Veliu me Hazirin, diskutuan për çështje të ndryshme, duke filluar nga menaxhimi i pandemisë së koronavirusit, situatën në LDK, marrëveshjen e nënshkruar në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, etj.  /Gazeta Sinjali/