image Veliu, Kurtit: Je super mashtrues, i beson veç ambicies tende të sëmurë prej diktatori

Politikë

Veliu, Kurtit: Je super mashtrues, i beson veç ambicies tende të sëmurë prej diktatori

news image

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.

Në debatin parlamentar për dy-vjetorin e Qeverisë Kurti, ai ka thënë se kryeministri Kurti është mashtrues.

“Vështire të numërohen krejt dëmet që ia shkaktove vendit për këto dy vite. Albin, atyre që të besuan verbërisht ju mjaftuan dy vjet për të kuptuar se cili je. Prandaj, ata që të votuan po ta kthejnë shpinën dhe po të braktisin ty dhe vendin. Për me tepër e kuptuan se cili je. Ata që tu futet nen sqetull për të zënë një karrige të deputeti dhe kanë nisur ta braktisin kampin tënd në kuvend”, ka thënë Veliu.

Ai ka kërkuar largimin e tij nga posti i kryeministrit.

“Albin, sa më shpejt që të ikësh nga froni i kryeministrit më mirë për ty dhe për Kosovën, të cilën po e çon drejt humnerës. Albin, ti që po dëshmohet se je një super mashtrues nuk i beson as vetes. Ti i beson veç ambicies tende të sëmur prej diktatori”, ka thënë Veliu.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën si Kurti ka ardhur në pushtet.

“Albin, çove shumë pluhur e tym që besa shkaktove edhe gjakderdhje deri sa erdhe në pushtet nga një shpëtimtar i vetproklamuar shpejt u bëre shkatërrimtar për çka ishte dëshmuar për shumë vite, deri sa u ule ku i përgjake edhe rrugët, jo me gjakun tënd por atyre që t besuan verbërish. Derisa bëje politikën e rrugës sulmoje institucione, policinë dhe këdo që të doli përpara. kur hyre në parlament kolegët deputetë deshe t’i verbosh me gaz lotsjellës, i bëre të gjitha për të ardhur në pushtet”, ka dekalruar Veliu.

/GazetaSinjali/