image Veliu: KFOR-it i kërkuam që policia serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare në Karaçevë

Politikë

Veliu: KFOR-it i kërkuam që policia serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare në Karaçevë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit lidhur me hyrjen e forcave serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku tha se ka pasur disa kërkesa për KFOR-in sa i përket patrullimit të përbashkët me ushtrinë serbe në vijën kufitare, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka theksuar se kanë kërkuar nga KFOR-i që ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare.

“Kërkuam që sipas mundësive, ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare, si dhe që mundësisht të koordinohemi paraprakisht për aksione të tilla”, u shpreh Veliu.

“Gjatë këtyre aksioneve mund të ndodhë edhe shmangia nga vija e kufirit, si atë ditë që kishte pasur të reshura”, përfundoi ai.

/Gazeta Sinjali/