image Veliu i hedh ujë Gashit në Kuvendin e LDK-së në Podujevë: "Nashta e pa që jam i zhegitun dhe më freskoi"

Politikë

Veliu i hedh ujë Gashit në Kuvendin e LDK-së në Podujevë: “Nashta e pa që jam i zhegitun dhe më freskoi”

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë ka mbajtur sot Kuvendin e saj zgjedhor, ku ka zgjedhur për kryetar ish-kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni.

Pakënaqësi që në fillim të këtij Kuvendi ka shprehur ish-kryetari i kësaj partie Agim Veliu, duke e quajtur procesin të korruptuar, të montuar e me shumë parregullsi.

Madje, pakënaqësitë e tilla Veliu siç duket i ka shprehur edhe përmes veprimeve, duke i hedhur ujë kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ishte i pranishëm në këtë Kuvend.

I pyetur për këtë veprim të Veliut, Xhafer Gashi ka thënë se e konsideron veten që është në shtëpinë e tij dhe se kupton një gjë të tillë të revoltës.

“Unë e konsideroj veten që jam në shtëpinë time. Revolta e tij ndoshta e ka nxit nga audienca apo edhe nga delegatat të cilët ishin prezentë, nga 101 delegatë, në shumicën e rasteve votonin të gjithë dhe unë e kuptoj një gjë të tillë të revoltës së tij. Nashta pak e pa që jam i zhegitun dhe më freskoi me ujë”, ka thënë Xhafer Gashi.

Ndërkaq, kryetari i zgjedhur i LDK-së Ekrem Hyseni, derisa e ka komentuar këtë veprim të Veliut ka thënë se këto nuk janë gjeste të LDK-së.

“Nuk janë gjeste që i bën LDK-ja. Mungesa e përkrahjes nuk duhet mu manifestu në atë formë. Po sot si kryetar i LDK-së dega në Podujevë ftoj të gjithë aktivistët, anëtarësinë, simpatizantët, qytetarët që t’i bashkohen kauzës sonë për të mirën e vendit”, ka thënë Hyseni.

/GazetaSinjali/