image Veliu e pret në zyrë Hysenin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi - Sinjali

Veliu e pret në zyrë Hysenin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim koordinatorin shtetëror për dialog, Skender Hyseni, me të cilin diskutuan për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të arrihet deri tek marrëveshja finale mes dy shteteve.

“Biseduam për përgatitjet që po i bënë Republika e Kosovës në ballafaqimet që do t’i ketë në dialogun me Serbinë si dhe aspektet e ndryshme të sigurisë që lidhen drejtpërdrejtë me procesin e negociatave. Bashkë vlerësuam se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në punën që po bëjnë me qëllim që pas negociatave të arrihet deri tek marrëveshja finale mes dy shteteve, e që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”, ka shkruar Veliu./Gazeta Sinjali/

Sot, prita në takim Koordinatorin Shtetëror për Dialog, z. Skender Hyseni, me të cilin diskutuam për procesin e dialogut…

Gepostet von Agim Veliu am Dienstag, 28. Juli 2020

Shpërndaje artikullin