Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka raportuar sot sërish para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, rreth aksionit të policisë së Kosovës në rastin “Karaçeva”, raporton Gazeta Sinjali.
Ani pse, ministri tregoi numrin e personave të arrestuar dhe veprat për të cilat ata dyshoheshin, si dhe gjërat të cilat janë konfiskuar përmes këtij aksioni, ai përsëri pranoi një pyetje të tillë nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendoje, Alban Hyseni.
Hyseni e pyeti ministrin nëse janë gjetur elemente të trafikimit me qenie njerëzore dhe sa është numri i personave të arrestuar gjatë këtij aksioni.
Ndërkaq, ministri ia ktheu se nëse i ka humbur diçka ta kërkojë, pasi që vlerësoi se përgjigjet për këto pyetje vetëm se i ka dhënë.
“Unë besoj që e dhashë përgjigjen e duhur në pyetjen e parashtruar. Këtu nuk kemi të bëjmë me thashetheme, por me fakte të verifikuara lidhur me aksionin. Por ju nëse jeni të pakënaqur diçka ose nëse ju ka humb diçka mund ta kërkoni”, tha Veliu./Gazeta Sinjali/