Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka paralajmëruar se do të përgjigjen para ligjit të gjithë ata të cilët, në situatën në të cilën gjendet vendi, si pasojë shfaqjes së koronavirusit, përhapin dezinformata dhe shkaktojnë panik te njerëzit.
Përmes një postimi në Facebook, Veliu tha se institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen ata që janë “duke propaganduar dhe dezinformuar me lajme të rreme dhe të orkestruara”.
Tutje, ministri Veliu u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i verifikojnë lajmet që lexojnë, në mënyrë që të mos bien pre e lajmeve të rreme.
“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e këtyre dezinformatave dhe propagandës”, ka shkruar Veliu në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali/