image Veliaj: Hekurudha Prishtinë-Durrës përfundon brenda afateve

Shqipëri

Veliaj: Hekurudha Prishtinë-Durrës përfundon brenda afateve

news image

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës është i nevojshëm vullneti nga të dy anët e kufirit.

Ai shtoi se kryeministri shqiptar Edi Rama, është shumë i vendosur që hekurudha Prishtinë-Durrës të jetë e gatshme sa më shpejt, duke theksuar se është “brinja e parë që lidh trupin amë me Kosovën”.

Ky është një projekt i Qeverisë qendrore dhe do të duhet vullnet në të dy anët e kufirit dhe me Qeverinë e Kosovës. E di që kryeministri ynë është shumë i vendosur dhe siç i ka shkuar çdo pune deri në fund do t’i shkojë edhe sa i përket hekurudhës Prishtinë-Durrës, duke pasur parasysh se tashmë është tenderuar segmenti Tiranë-Durrës”.

Unë besoj që aty do të ndërtojmë një etalon atë shtyllën kurrizore të parë, brinjën e parë që na lidh me trupin amë do të jetë me Kosovën”, tha ai.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për bashkëpunimin me Kosovën në sferën e kulturës ku Tirana do të bashkë financojë Dokufest dhe Prifest në Prizren e Prishtinë.

Sipas tij, me këtë rast përfituesit pas qytetarëve të Prishtinës janë edhe ata të Tiranës.

Në bashkëpunim me Kosovën këtë verë do të bashkë financojmë Dokufest dhe Prifest edhe në Prizren e Prishtinë. Për aq kohë sa ambasada e Luksemburgut dhe e Norvegjisë është në rregull të ndihmojë në një aktivitet kulturore duhet të jetë në rregull që Tirana të kontribuojë”.

Mendoj që përfituesit pas qytetarëve të Prishtinës janë ata të Tiranës ku çdo aktivitet që ndodh në Prishtinë tërheqin në interes të jashtëzakonshëm e që i shërben qytetarëve”, tha Veliaj për EO.

/GazetaSinjali/