image Jevtiq: Chollet i ka thënë Kurtit se Asociacioni bëhet deri në pranverë, me ose pa të

Politikë

Jevtiq: Chollet i ka thënë Kurtit se Asociacioni bëhet deri në pranverë, me ose pa të

news image

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq tha sot se i dërguari amerikan Derek Chollet i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet deri në pranverë, me ose pa të.

Jetviq thotë se anipse e mori këtë informacion në takimin që pati me Chollet ka frikë se mund të ndodhë ndonjë incident tjetër.

“Në takimin me Chollet dhe delegacionin amerikan na është përcjellë një informacion i tillë, por nuk e pres që Kurti ta bëjë këtë dhe kam frikë se do të ketë një incident tjetër, sepse sa herë që vjen një mesazh i tillë nga Uashingtoni, ai devijon në në atë mënyrë, vëmendje nga kjo”, tha Jevtiq për Tanjug.

Ai theksoi se është e qartë se BE-ja nuk ka mekanizma ndikimi ndaj Kurtit, për ta detyruar atë të zbatojë çdo marrëveshje dhe se Uashingtoni luan një rol kyç.

/GazetaSinjali/