image Arben Taravari, zgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni

Rajon

Arben Taravari, zgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni

news image

Delegatët e kongresit të tretë të Aleancës për Shqiptarët kanë zgjedhur Arben Taravarin, kryetarin të partisë.

Në fjalën e tij të parë si kryetar i ASH-së më legjitimitet të plotë, Taravari foli për sfidat të cilat e presin ASH-në dhe vizionin e tij për ndryshime në bllokun politik shqiptar.

Ish kryetar i ASH-së the themeluesi i kësaj partie Ziadin Sela gjatë fjalimit tij në kongres tha se Aleanca nuk është dhe nuk do të jetë pronë personale e askujt përveç se e shqiptarëve.

“Partitë politike s`mund të jenë pronë e një individi, andaj sot jam këtu me krenarinë më të madhe, për t`iu thënë që unë i qëndrova fjalës siç iu kam qëndruar edhe shumë fjalëve tjera deri më tani. ASH asnjëherë nuk ka qenë e Ziadin Selës dhe nuk do të jetë e askujt tjetër përveç se e shqiptarëve. Dhe do kultivoj nevojën që kanë shqiptarët”, tha ZIadin Sela. Ish kryetar i ASH.

Taravari në krye të partisë vjen pas Ziadin Selës i cili u tërhoq si pasojë e rezultatit të dobët zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar dhe zgjedhjet për këshill komunal të Tetovës në gusht të këtij viti.

/GazetaSinjali/