image Vedat Muriqi shënoi golin e vitit (VIDEO)

Futboll

Sport/ Vedat Muriqi shënoi golin e vitit (VIDEO)

news image

Futbollisti kosovar Vedat Muriqi, ka shënuar golin e vitit sonte për skuadrën e Fenerbahces.

Fenerbahce e ka shtuar epërsinë në 5:1 në ndeshjen me Konyasporin, ndërsa autor i golit të 5-të është sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi në minutën e 82-të.

Më herët për vendësit kanë shënuar: Garry Rodrigues (11’), Mathias Jorgensen (14’), Ozan Tufan (28’) dhe Luiz Gustavo (78’), ndërsa për mysafirët Sendar Aziz (16’ – autogol).