Futbollisti kosovar Vedat Muriqi, ka shënuar golin e vitit sonte për skuadrën e Fenerbahces.
Fenerbahce e ka shtuar epërsinë në 5:1 në ndeshjen me Konyasporin, ndërsa autor i golit të 5-të është sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi në minutën e 82-të.
Më herët për vendësit kanë shënuar: Garry Rodrigues (11’), Mathias Jorgensen (14’), Ozan Tufan (28’) dhe Luiz Gustavo (78’), ndërsa për mysafirët Sendar Aziz (16’ – autogol).